Seanca e parë parlamentare në këtë sesion do të zhvillohet ditën e hënë, në datën 17 Janar në orën 17:00. Në seancën e parë për vitin 2022, pjesë do të marrë dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili do të jetë në vendin tonë në një vizitë zyrtare.

Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.