MekuliPress ju sjell kritikën e patriotit, humanistit, shkrimtarit dhe kritikut tonë të madh Andon Zako Çajupit. Je përse për MekuliPress ky shkrim kritik është aktual edhe sot për ministrat, diplomatët e pushtetarët shqiptarë.

“Për njëmënd, ndë Shqipëri gjenden plot ministra, qeveritarë, deputenj, diptlomatë të fortë. Mbijnë sikurse kërpudhat nga dheu…
Në këta 3 a 4 vjet të fundit Shqipëria ka mundur me pas më tepër se 300 a 400 ministra, diplomatë, deputenj të çkëlqyerë! Si shpjegohet kjo pasuri në pikëpamje të politikës?

Unë, që jam krejt budallë në këtë pikëpamje, them se, për shumicën e shqipëtarëve politika është një punë fort e letë dhe u vërtetoj se, për me fitu bukën në këtë botë të rreme, zanati m’i lehti është të bënesh ministrë. S’ke nevojë të dish asnje punë, asnjë mjeshtëri me themel.

Ministri i bujqësisë bie fjala, takon të mos çquajë qepët nga prasët; ministri i luftës takon të mos ketë marrë një pushkë në dorë; ministri i financës takon të mos ketë fituar asnjë grosh, veç me të grabitur; ministri i arsimit takon mos dijë as shqip, veç të mundij të shkruaj një ë me dy pika në krye; ministri i punëvet përjashtëme takon të jetë prift a hoxhë…, dhe puna të vejë mbarë gjithmonë.

Një herë në një kohë, populli lypte nga qeveritarët të jenë sidomos atdhetarë të vërtetë. Jo, sot s’është nevojë.”