Në Stamboll duhen prishur dhe rindërtuar rreth 90 mijë ndërtesa. Kështu citohet një shkencëtar turk, Okan Tüysüz nga Universiteti Teknik, sipas të cilit në kryeqytetin e Turqisë, 70% e ndërtesave nuk janë rezistente ndaj tërmeteve.

Rregulli i parë ndaj një tërmeti është reduktimi i rrezikut. Sikur vetëm një njeri të strehohet në këto ndërtesa, me këtë hap mund të shpëtohen 90 000 jetë. Ka shumë inxhinierë, gjeologë dhe gjeofizikanë në Turqi. Nëse ndërmerret veprim, mund të formohet një ushtri shkencore e emergjencave, është shprehur ai.

Një tjetër ekspert, Hüseyin Alan në 24 provinca ku ka edhe qytete metropolitane janë ndërtuar në zona të çarjes tektonike ku nuk do të duhet të lejoheshin ndërtime.