Vezët duhen mbajtur në frigorifer, por vetëm pasi t’i kemi sjellë në shtëpi nga dyqani.

Nuk është për t’u habitur që në paketimin e tyre në përgjithësi thuhet “ftohini pas blerjes”.

Në fakt, dyqanet i mbajnë ato në temperaturën e dhomës për të shmangur ndryshimet e temperaturës që mund të ndikojnë në kapacitetin pengues të lëvozhgës, duke e çarë atë.

Në Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, vezët blihen tashmë në frigorifer, sepse për të luftuar salmonelën, ato lahen dhe spërkaten me dezinfektues.

Megjithatë, ky proces dezinfektimi heq edhe kutikulën, një shtresë që mbron natyrshëm vezën, e cila në atë pikë duhet të mbahet gjithmonë në temperatura të ulëta, midis 3 dhe 7 ° C, për të parandaluar kalbjen e saj. Focus