Sverre Lodgaard

Donald Trump fillon si diktator për një ditë. Më pas, do të dominojë një regjim i pakicës, forcës maskuline dhe barriera doganale gjatë periudhës së tij si president.

Kur ta lexoni këtë, Donald Trump do të jetë diktator për një ditë. Do të jetë një fillim i vrullshëm për katër vjet të rinj në Shtëpinë e Bardhë. Askush tjetër nuk do të shkëlqejë këtë ditë.

Në ditën tjetër, megjithatë, do të jetë koha për anëtarët e qeverisë dhe për kryetarët e tjerë të administratës federale. Nga këta të fundit, ka një duzinë miliarderësh në dollarë, të cilët më parë quheshin partnerë kapitalistë (crony capitalists), por tani janë etiketuar si oligarkë. Presidenti në largim Joe Biden e autorizoi këtë term në fjalimin e tij të lamtumirës. Dallimi është se partnerët janë jashtë strukturës së pushtetit, ndërsa oligarkët janë në vendin më të pasur të pushtetit. Por të gjithë mund të përfitojnë nga shteti.

Në sytë e Trump, pushteti i butë është një shenjë dobësie. Ai preferon forcën maskuline.

Shumë të pasur amerikanë janë bërë pelegrinë në Mar-a-Lago, duke e ditur mirë që rregullat janë ndryshuar dhe se duhet të hysh brenda. Munka më i madh është Elon Musk, i pasuri më i madh i botës, me një pasuri neto prej më shumë se 400 miliardë dollarë, afërërsisht sa Prodhimit Nacional i Norvegjisë. Trump i ka dhënë atij një rol kryesor në pastrimin dhe efikasitetin e administratës. Musk takon liderë të politikës dhe teknologjisë këtu e atje, përzihet në politikat e shteteve të tjera, dhe sillet si një lloj liberali në ekipin e ri.
I dyti më i pasuri i botës – Jeff Bezos (Amazon) dhe Mark Zuckerberg (Facebook) – janë gjithashtu të ftuar. Gjatë betimit, Zuckerberg është mikpritës i një pritjeje për donatorët e pasur. Një tjetër i pasur – Scott Bessent – do të jetë sekretar i Thesarit dhe do të jetë një oligark sa do të ketë ndonjë.

Vëzhguesit që janë të interesuar për këtë çështje e kanë parë këtë të ardhme që prej kohësh. SHBA prodhon individë shumë të pasur në një ritëm të shpejtë, të cilët sigurojnë përfitime përmes dhurimeve të mëdha për kandidatë dhe parti. Udhëheqja demokratike ka qenë pjesë e kësaj loje. Kur Biden theksoi rreziqet në fjalimin e tij të lamtumirës, komentet sarkastike erdhën nga demokratët progresistë. E reja është se fenomeni është bërë i dukshëm nën Trump.

Ne jemi mësuar të dëgjojmë për oligarkët rusë dhe ukrainas që pasurohen në dëm të të tjerëve përmes aparatit shtetëror. Oligarkët amerikanë ndoshta nuk janë kaq të ndryshëm. Ata sigurojnë përfitime rregullatore dhe ligjore në një cikël vetëforcues ku pabarazia ekonomike përforcon pabarazinë politike, që nga ana e saj i bën më të pasurit edhe më të pasur dhe hendekun ekonomik edhe më të thellë. Këta janë individë që nuk kanë legjitimitet demokratik.

Pra, çfarë do të thotë të kesh zgjedhje të lira në një sistem të tillë? Oligarkia do të thotë sundim i pakicës, dhe oligarkët përdorin pushtetin për të siguruar shumicën në zgjedhje. Ata kanë para për ta bërë këtë, kontrollojnë një pjesë të madhe të informacionit dhe e reduktojnë vlerën e demokratikës së zgjedhjeve. Fjala “të lira” në zgjedhje bie. Pëgjegjësia është e të zgjedhurve dhe e oligarkëve, të cilët drejtojnë një lojë cinike ku votuesit reduktohen në mallra dhe respekti për ata që janë në fund të hierarkisë zhduket. Gjatë fushatës elektorale, mbështetësit e Trump u përshkruan si plehra nga presidenti Biden, dhe gjatë fushatës së vitit 2016, Hillary Clinton folte për ata si “të mjerë dhe të ndëshkueshëm” (“the deplorables”). A ishte rastësi, diçka që i shpëtoi atyre në një moment të papërshkrueshëm, apo ata ishin të sinqertë? Përgjigjja nuk është e qartë.

Pabarazitë ekstreme janë themeli i shumë gjërave. Në vitin 2024, rritja ekonomike në SHBA ishte afër 3 për qind. Disa thanë se ishte e mirë për vendin, por ishte e çuditshme që administrata aktuale nuk e shfrytëzoi më shumë këtë në sondazhe. Por shumë punëtorë thanë se nuk panë asgjë nga kjo rritje. Nuk është aq e çuditshme, pasi të dyja palët kanë ndoshta të drejtë. Pjesa më e madhe e rritjes, po s’kishte përfunduar, shkoi në duar të atyre që tashmë kishin shumë.

Paratë gjithashtu ndikojnë në mendimin e Trump për politikën e jashtme. Ai ka kërkuar që shtetet evropiane të paguajnë shpenzimet për praninë amerikane dhe të dyfishojnë buxhetet e tyre të mbrojtjes. Nëse jo, SHBA mund të tërhiqet dhe të kursejë para kështu. Njësoj ndodhi në Azi, por Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut do të trajtohen ndryshe përderisa armiku kryesor është Kina. Në të dy rastet, ndryshimet e nevojshme matën me para.

Politika ekonomike proteksioniste e Trump është e njohur. Masa për të sjellë balancë në tregtinë e jashtme janë të lehta, me tarifa më të larta që nga dita e parë. Trump mendon në mënyra zero-sum: ku të tjerët humbin, SHBA fiton. Tregtia e lirë në favor të të gjithëve është një anatemë, e ndaluar nga botëkuptimi i Trump. Disa herë është thënë që tregtia e lirë ishte e domosdoshme për të ruajtur hegjemoninë ndërkombëtare. Hyrja në tregun e madh amerikan ishte një shpërblim i madh. Por tani SHBA ka hedhur këtë kartë dhe e ka luajtur në duar të kinezëve, të cilët e përdorin atë në mënyrë aktive.

Buxheti i SHBA është i madh dhe i vogël. Është i madh për çdo gjë që ka të bëjë me sigurinë. Buxheti i mbrojtjes është më i madhi se ai i nëntë vendeve të tjera më të mëdha bashkë. Por kur të shtohen detyrimet ligjore, blerjet publike nga sektori privat dhe interesi i borxhit të jashtëm, thuajse nuk mbetet asgjë tjetër. Në këtë kuptim, shteti është i vogël. Mundësitë për të promovuar interesat amerikane përmes dhurimeve ekonomike, ku mund të bëjë dallimin, janë të margjinalizuara. Këndvështrimi tjetër është Kina, ku shteti i madh përdor gjithashtu mjete ekonomike për të arritur synimet e tij.

Në kutinë e mjeteve të SHBA ka pasur për një kohë të gjatë vend për “pushtetin e butë” – për të bërë që të tjerët të dëshirojnë atë që kërkon, duke luajtur me të mirat – por kjo është po aq e papranueshme sa dhe tregtia e lirë. Në sytë e Trump, pushteti i butë është një shenjë dobësie. Ai preferon forcën maskuline.

Kështu mbetet vetëm fuqia ekonomike dhe ushtarake. Trump do të shfrytëzojë të parën – sanksione, tarifa, ndalime eksporti dhe importi – për çdo gjë që mund të sjellë. Fuqia ushtarake mund të përdoret për të shtypur shtetet më të vogla që nuk do të bëhen pjesë, por ai preferon që ajo të mos përdoret në luftë. Trump do të tërheqë SHBA nga luftërat ku ka qenë i përfshirë dhe të shmangë tërheqjen e vendit në të reja. Për të, Siria është një kaos ku ushtarët amerikanë nuk kanë vend, ai ishte ai që i bëri thirrje Netanyahu të merrte seriozisht kërkesën për armëpushim në Gaza, dhe për Ukrainën, ai do të dëshironte të ndalej lufta. Ka edhe një aspekt ekonomik këtu, pasi luftërat kushtojnë.

Karl Marx tha se pushteti më efektiv është ai strukturor që vepron pa u përdorur. Kështu mendon Trump për fuqinë ushtarake, dhe kjo është një përfitim i madh nga presidenti i ri, sidomos kur krahasohet me atë që po largohet, i cili u angazhua ushtarakisht pothuajse kudo ku mundësia shfaqej./Nga norvegjishtja përktheu MekuliPress/

By