Në Komunën e Tuzit po mbahen zgjedhjet e para lokale pas fitimit të komunës së plotë vitin e kaluar.

Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në këto zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion (koalicioni i subjekteve politike shqiptare), ndërsa të drejtë vote  kanë 11,904 qytetarë të cilët do të zgjedhin 32 këshilltarë në kuvendin e ardshëm lokal të këtij qyteti, shkruan Ulqini Online.

Koalicioni i subjekteve politke shqiptare ”Forumi shqiptar” garon nën numrin rendor 5.

Interesimi për pjesmarrje në votime parashihet që të jetë i madh ndërsa interesim të lartë për këto zgjedhje janë duke shfaqur edhe mediat shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.

Vendvotimet do të mbyllen në ora 20.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress