Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se për Shqipërinë është një “JO” e qartë çelja e negociatave. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Rutte tha se, ajo është në pozicion më të mirë se Shqipëria, po ka shumë detyra për të bërë.

“Ju e dini pozicionin tone. Për Shqipërinë është një JO e qartë. Nëqoftë se shikon se çfarë do ndodhe, nuk ka avancime ose ndryshime. Nëse shikon Maqedoninë e Veriut ato janë në një pozicion me të mirë se Shqipëria. Knë ndodhur me shume gjera! Por dhe aty ka shume detyra për të bërë! Por gjykimi im është që për të dyja vendet do të këtë një JO. Për Shqipërinë Parlamenti im me ka dhënë një Jo të qartë për të votuar sonte me te cilën unë bie dakord! Për Maqedoninë e Veriut më pak eksplicite por ato kane shume për të bërë!“,- tha Rutte