Ndërkohë që Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se liderët e BE nuk janë dakordësuar për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se nuk mund të flitet asgjë për këtë proces, pasi nuk ka përfunduar.

Më tej, Kreu i Shtetit nga Kukësi tha se nuk duhen humbur shpresat.

“Për negociatat nuk mund të flitet sot ,sepse asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim, kamë thënë dhe më parë, shpresoj që këto vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman. Të mos humbasim shpresën, sot në Kukës kemi një gëzim dhe ta çojmë gëzimin deri në fund sot”, tha Meta