𝐍𝐞̈𝐬𝐞 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐧𝐞𝐤𝐬𝐨𝐣𝐞̈ 𝐆𝐫𝐞𝐧𝐥𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐧 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 “𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐫𝐨𝐧,” 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐠𝐨𝐧 𝐑𝐮𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐬𝐚𝐣 𝐦𝐛𝐢 𝐊𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧𝐞̈𝐧? 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐠𝐨𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐨𝐜̧𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐨𝐣 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧? 𝐀𝐩𝐨 𝐊𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐓𝐚𝐣𝐯𝐚𝐧𝐢𝐧?

Donald Trump dhe loja e tij e rrezikshme: Çfarë do të thotë kjo për Grenlandën, Kosovën dhe botën e vogël?

Donald Trump është i njohur për idetë dhe deklaratat e tij shpërthyese, por shpesh është e vështirë të dallosh nëse ai flet seriozisht apo thjesht provokon. Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, ideja e tij për të përfshirë Grenlandën si pjesë të SHBA-së u pa si një mendim absurd dhe u refuzua kategorikisht nga kryeministrja e Danimarkës. Por tani, Trump duket më serioz se kurrë në dëshirën e tij për të vendosur Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së. Nëse kjo ndodh, bota duhet të përgatitet për një periudhë të errët dhe të rrezikshme.

𝐍𝐞̈ 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩𝐢𝐭, 𝐟𝐮𝐪𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈

Në botën e Donald Trump, fuqia është e barabartë me të drejtën. SHBA, sipas tij, mund të bëjë çfarë të dojë sepse është një superfuqi globale.
Trump deklaroi se kontrolli mbi Grenlandën është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare dhe për “lirinë globale.” Ai shkoi edhe më tej, duke e quajtur Grenlandën një “vend të mrekullueshëm” dhe duke premtuar që banorët e saj do të përfitonin nëse bëheshin pjesë e SHBA-së. Dhe, si gjithmonë, përmbylli deklaratat e tij me sloganin provokues: “MAKE GREENLAND GREAT AGAIN!”

Vizita e fundit e të birit të tij, Donald Trump Jr., në Grenlandë është vetëm një sinjal i parë i synimeve të qarta të Trump për të marrë kontrollin mbi këtë territor strategjik. Më shqetësuese akoma, Trump ka sugjeruar përdorimin e forcës ushtarake për të realizuar qëllimet e tij. Kjo qasje e tij për Grenlandën ngre pyetje të thella për rendin global dhe të ardhmen e vendeve të vogla në të gjithë botën.

𝐍𝐠𝐚 𝐆𝐫𝐞𝐧𝐥𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞̈𝐧𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐯𝐨𝐠𝐥𝐚

Nëse Donald Trump mund të aneksojë Grenlandën sepse “kështu dëshiron ai,” shtrohet pyetja; çfarë e ndalon Rusinë të justifikojë aneksimin e Krimesë dhe Ukrainës Lindore? Çfarë pengon Serbinë e moçme për të pushtuar Kosovën, duke pretenduar se është “territori i saj historik”? Apo Kinën të ndërmarrë një veprim të ngjashëm kundër Tajvanit?

Logjika e Trump për “fuqia bën drejtësinë” krijon një precedent të rrezikshëm që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin global.

Kosova jonë, një shtet i vogël, është veçanërisht e rrezikuar. Serbia e moçme ka kohë që ëndërron të rikthejë kontrollin mbi Kosovën tonë dhe ka forcuar retorikën e saj nacionaliste, shpesh me mbështetjen e heshtur të mediave shqipe dhe të fuqive si Rusia.

Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë një kujtesë e hidhur për rrezikun e vazhdueshëm që paraqet Serbia e 1878-ës. Një botë ku fuqitë e mëdha vendosin rregulla sipas interesave të tyre është një botë ku Kosova duhet të jetë e përgatitur për të mbrojtur çdo centimetër të tokës së saj të larë me gjak.

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬,
Në vitet e fundit, Serbia ka shtuar përpjekjet për të minuar pavarësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke përdorur diplomacinë agresive dhe ndikimin e saj tek disa vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Nëse precedentët si ai që propozon Trump për Grenlandën marrin jetë, Serbia mund të shkojë përtej propagandës dhe të tentojë një rikthim ushtarak në Kosovë, duke shkaktuar një tjetër konflikt të përgjakshëm në Ballkan.

Për Kosovën, kjo është një thirrje për zgjim. Pavarësia nuk është diçka që merret e mirëqenë, por një trashëgimi që duhet mbrojtur çdo ditë. Populli i Kosovës duhet të forcohet ekonomikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht (mediatikisht) për të përballuar çdo kërcënim që mund të vijë nga Serbia ose aleatët e saj.

Ambiciet territoriale të Trump për Grenlandën, të shprehura hapur, janë një sinjal i qartë se rendi global po dridhet. Nëse një president amerikan mund të kërkojë Grenlandën sepse “i duhet,” çfarë e pengon një fuqi tjetër të veprojë në të njëjtën mënyrë ndaj një vendi më të dobët?
Një garë mes fuqive të mëdha për kontrollin e territorit në Arktik ose në Ballkan do të ishte katastrofike për sigurinë globale.

𝐏𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥,
Çdo hap drejt dobësimit të institucioneve, propagandës së mediave, ndasive politike ose papërgjegjshmërisë kombëtare është një ëmbëlsirë për armiqtë tanë.

Në këto kohë të vështira, vetëm një burrështetas i fortë dhe një popull i ndërgjegjshëm mund të garantojë mbijetesën e Kosovës si shtet i pavarur.

Më 9 shkurt, shqiptarët duhet të votojnë me mendje të kthjellët dhe me zemër të bashkuar. Fitorja e filozofisë politike të Albin Kurtit është një garanci për qëndresën e Kosovës, si shtet e si politikë, ndaj rreziqeve të jashtme dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare.

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚𝐧𝐝𝐞𝐣𝐞̈ 𝐧𝐞̈𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐨𝐭𝐞̈

Mediat e Prishtinës dhe Tiranës, dhe intelektualët shqiptarë gjithsesi, duhet të jenë zëri i fortë i Kosovës në skenën ndërkombëtare. Sot, më shumë se kurrë, nevojitet një luftë e fortë diplomatike dhe mediatike/informuese për të garantuar që Kosova të mbetet pjesë e pandashme e qëllimeve tona.

Kosova është zemra e Shqipërisë. Armatosuni me dije, unitet dhe vendosmëri për ta mbrojtur atë!

9 shkurti po vjen! Serbia e moçme po kqyrë seri e po pret….

By