Netflix u është përgjigjur kritikave të ashpra për pamjet tronditëse në dokumentarin “Our Planet”, ku ilustroheshin pasojat tragjike të ndryshimeve klimatike.

Në video duken disa lopë deti të ngujuara  në një masiv shkëmbor pas shkrirjes së akullnajave në Polin e Veriut. Ato kanë humbur sensin e territorit dhe në tentativë për të zbritur bien nga një lartësi e madhe.

Netflix vendosi t’u përgjigjet shikuesve, duke shpjeguar se kushdo që nuk mund të përballojë skena të tilla mund t’i kalojë. Netflix publikoi në Twitter një listë të episodove tronditese sipas minutazhit në mënyrë që shikuesit të jenë të përgatitur. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress