SHQIPËRIA!

Bota që kur është zënë,
Shqipëria gjall ka qënë.
Pellazg’ u thoshin më parë,
Më së fundi Shqipëtarë. 
Gjuh’ që flisjin Perënditë,
Atë flisjin Pellazgitë;
Atë kanë Shqipëtarët,
Si q’e kishin dhe të parët
Gërqishten ajo e polli,
Llatinishtja andej dolli.

Bijtë tanë jan’
Elinët Sindëkur edhe Llatinët,
Edhe gjithë Evropanët,
Qi duallë nga Romanët.
Neve jemi më të parë,
Në Evropë nga çdo farë.
‘Gjithë bota vij qëmoti,
Në Tomor tek ishte Zoti,
I faleshin Perëndisë,
Zotit math të Shqipërisë.
Zëri dhe flaka s’ish kot,
Që nxjer Tomori dhe sot.

Ahere kish di se cinë,
Tani ka Abas-Alinë.
Shqipëtari trim me fletë
Ka rrojtur në këtë jetë.
Kemi pasur mbretërira,
Edhe fort shumë të mira;
Kemi bërë punë shumë,
Po gjithë vanë në lumë.
Aleksandri qe Shqipëtar,
Q’u tha i math e kordhëtar.

Selefkët’ e Ptolemenjtë,
Edhe gjithë të mëdhenjtë,
S’qenë Grekrë, s’qen Bullgarë,
Po ishinë Shqipëtarë.
Pirrua ish nga Shqipëria,
Trim q’e lëvdon historia.
Skander Begu Kastrioti.
Q’u rrëfye aq’ i zoti,
Ishte burr’ i Shqipërisë.
Ç’burra nxori Shqipëria,
Që i shkruan historia:
Bajraktar’ e Qyprylinë,
Shkodran e Mehmetalinë,
Xhavellën e Marko Sulë, B
ubulin’ e Miaulë,
Q’i dhanë dërmën Turqisë,
I vunë nder trimërisë,
Si këta e si të tjerë,
Qi qenë shumë të ndjerë.

Po nga gjithë trimëria,
S’fitoj gjë dot Shqipëria.
Për këdo që ne lëftuam,
Gjithë ç’u bëm’ i harruan,
Dhe të ligënë na duan,
Me kaqë burra të vlyerë
Qysh duallmë të gënjyerë?
E ç’e dua trimërinë.
Kur s’mu ndoth për Shqipërinë?
Me nder tonë rroj Turqia,
Po soje voj Shqipëria.

Ka vuar edhe po vuan,
Turqtë neve a na duan?
Neve e bëmë Greqinë,
Po Grekërtë na e dinë?
S’duan fare të na shohin,
Shqipërinë sot s’e njohin.
Shqipëria rron si ropi,
Mejtohet për të Evropi;
Mos durofsh, o i madhi Zot,
Të jet’ në zgjedhë dhe sot
Burr’ i math qi ka lëftuar,
E botënë ka liruar!
Ç’të të bëjë trimëria,
Sa me qënë gjall padija?

Shqipëri pse s’qe e zonja,
Të bënjë tri-katrë shkronja?
Se ti punët i mbarove,
E të tjerëtë nderove.
Sikur të paskëshe shkruar,
Gjësendi s’të ish harruar,
Do të kishimë
Pllatonë, Aristotel’ e Strabonë, Omir,
Pindar e Esqille,
Dant’ e Senek e Virgjillë
Do të ish sot Shqipëria,
Që t’i mir botën zilia.
Po të shkuarat i lerë,
E mso mënt për tjatër herë.
O vëllezër Shqipëtarë,
Lereni kohën e parë!

Ejani tani të msojmë,
Paskëtaj të trashëgojmë!
Se në ndënjçim të pamsuarë,
Kështu kemi për të vuarë.
Është turp për farën tënë,
Të mos nxjerim fare zënë.
Po të rronjë e pandjerë,
E shkret’ e varfër’ e mjerë!
Pse të jesë Shqipëria,
Ta mbulonjë babëzia?
Duke pasur burra trima,
Të humbet si vetëtima?
Ah, mos,
Zoti mos e dhëntë
Ejani, të mledhim mëntë!