“Ne jemi të gjithë njerëz të mirë- përveç atyre të këqinjve, sigurisht.  Prapë, dua të them që ndërmjet nesh, mbase, nuk ka fare njerëz të këqinj- mbase, vetëm të dobët. Por ne nuk jemi rritur për t’u bërë të këqinj.

Mos më përqeshni, por më merrni në konsideratë: kemi arritur atë pikë në të kaluarën, ku nga mungesa e njeriut të keq brenda vetes (e përsëris: pavarësisht bollëkut të të keqinjve), ne ishim të gatshëm, për shembull, të vlerësonim një varietet njerëzish shumë të këqinj  që shfaqeshin në karakterin tonë, më së shumti të huazuara nga burime të huaja. Ne jo vetëm që i vlerësonim, por kërkonim me servilizëm që t’i imitonim në jetën reale; ne i kopjonim, dhe kështu ishim te gatshëm të dilnim nga vetja.

Ne i vlerësonim dhe i respektonim këta njërëz të djallëzuar… vetëm për faktin që ata shfaqeshin si njerëz të urrejtjes së ngurtësuar në kontradiktë me ne rusët, që siç dihet,  janë njerëz të urrejtjes së brishtë, dhe këtë tipar tonin e kemi përçmuar gjithmonë. Rusët nuk mund të urrejnë seriozisht dhe për një kohë të gjatë, dhe jo vetëm njeriu por edhe veset-  errësira e injorancës, tiranisë, obskurantizmit dhe të gjitha përkeqësimet e tjera si këto.

Që në mundësinë e parë ne jemi të etur për të bërë paqe… ju lutem, merrni në konsideratë: pse duhet të urrejmë njëri-tjetrin? Për vepra djallëzore? Por kjo është një temë  e vështirë, ofenduese dhe e padrejtë- në një botë, një botë dyanëshe… të luftosh është të luftosh, por të duash është të duash… ne po luftojmë kryesisht dhe vetëm sepse tani nuk ka më kohë për teori, për grindje gazetareske, por për të punuar dhe për vendime praktike. Sa më i paaftë të ndihet një person, aq më i etur është ai për të luftuar.

Në letërsi, për shkak të mungesës së ideve, njerëzit qortojnë njëri-tjetrin, duke i përdorur të gjitha qortimet njëherësh; kjo është një metodë e pamundur dhe naive që vërehet vetëm nga njerëzit primitivë; por, Zoti e di, edhe në këtë ka diçka prekëse: pikërisht ajo mungesë përvoje, dhe paaftësi fëmijërore edhe në të kritikuarit në mënyrën e duhur.

Nuk po tallem, në asnjë mënyrë; nuk po përqeshem: ndërmjet nesh është një prirje e përhapur, e sinqertë dhe e qartë e së mirës (kështu është, pavarësisht çfarë mund të kundërshtojë dikush);  një dëshirë e madhe për punën dhe për të mirën, dhe kjo – larg çdo lloj egoizmi; kjo është një dëshirë naive, plot mungesë besimi të çdo klase, dhe madje nëse shfaqet  në manifestime të vogla të rralla, bëhet diçka e padallueshme, që urrehet nga të gjithë…

Dhe pse duhet që ne të kërkojmë për “urrejte të ngurtë” ? – ndershmëria dhe sinqeriteti i shoqërisë sonë, jo vetëm që nuk mund të vihen në dyshim, por e bëjnë edhe më të madhe në sytë e tjetrit. Vëre me kujdes dhe do të shohësh që… në një ide apo ideal, së pari vjen besimi, ndërsa gjërat e mira tokësore vijnë më pas.

Një shok i mirë i njerëzimit, zemra e të cilit së paku një herë ka rrahur me dhembshuri për vuajtjet e njerëzve, do ta kuptonte dhe do ta falte të gjithë fëlliqësinë e pakapërcyeshme në të cilën janë zhytur, dhe do të mundet të zbulojë diamantët e fshehur në të.

Gjykojeni (njeriun) jo nga ato djallëzitë që shfaq shpesh, por nga ato gjëra të vogla të shenjta për të cilat jetojnë në mes të së keqes. Pastaj, njerëzit nuk janë krijuar vetëm nga pandershmëria, ata janë edhe shenjtër – dhe çfarë shenjtërish! Ata shkëlqejnë dhe na tregojnë rrugën secilit prej nesh!

Gjykojini ( njerëzit) jo për ç’ka janë, por për atë çfarë synojnë të bëhen.”

– Fyodor Dostoevsky“Ditari i një shkrimtari”