Nga këndvështrimi i interpretimit të ligjeve, konkretisht i Kushtetutës se Kosovës

Profesor Islam Qerimi

Gjermanët ligjet i konsiderojnë pasuri e të gjithëve. Qysh nga koha e Stoikëve është kërkuar që ligjet të jenë të shkurta, që të kuptohen mē lehtē. Gjermanët historikisht kanë kërkuar që ligjet të shkruhen në një gjuhë të qartë autoktone. Kjo do të ishte e kuptueshme edhe për ata që janë të detyruar të jetojnë sipas këtyre ligjeve. Ata pohojnë, se asgjë më të padrejtë nuk ka, se sa të jetohet sipas një ligji, që është i pakuptueshëm. Madje, Monteskie në vepren e tij “Fryma e ligjit” kishte kërkuar, që stili i ligjeve i të shkruarit të ligjeve duhet të jetë i shkurtër, gjuha e ligjeve duhet të jetë e thjeshtë, kuptimi i thjesht do të kuptohet gjithëherë më lehtē sesa zhargoni shumë profesional. Qenësisht ligjet duhet të hartohen në atë formë, që tek të gjithë qytetarët të krijojnë ndjesi identike. Kështu që stri urdhëresat kryesore ligjëshkruesit duhet t’i kenë parasysh gjithmonë gjatë hartimit të ligjeve e të cilat janë: qartësia, thjeshtësia dhe përcaktueshmëria. Përndryshe, këto urdhëresa e përbëjnë të ashtuquajturën Gjuha e ligjit. Mē tutje kerkohej që ligjet të jenë aq të qarta dhe të sakta sa që secili kontest të mund të zgjidhej pa patur nevojë për interpretim. Për t’u implementuar ligje popullore, do të duhej të përzgjidhej gjuha e thjeshtë e banorëve vendor e cila do t’u përshtatej zakoneve dhe dokeve të tyre.

Një kohë të gjatë ishte ndaluar hartimi i komentareve, pasi që nuk lejohej ndërhyrja në mes ligjëdhënësit dhe ligjit. Bëhej fjalë për Corpus Iuris Civilis, Kodit Civil dhe Allgemeinen Landesrecht. Vetë hartuesit e tyre e kishin ndaluar këtë veprim. Mirëpo, e gjithë kjo përpjekje për thjeshtësinë, qartësinë dhe saktësinë e ligjeve nuk është realizuar me suksesë. Për këtë arsye edhe në Gjermani janë hartuar komentarët.

Prandaj, si përfundim theksoj, se nëse e gjithë terapia e komentimit të ligjit nuk tregon suksesë, atëherë duhet gjetur së paku diagnozën e saj. Pra, shtrohet vetvetiu pyetja se ‘a kemi nevojë edhe ne të përpilojmë një Kushtetutë buta ember (be: njeriu i thjeshtë me një intelegjencë mesatare) siç kërkonte në kohën e saj, Maria Tereze? Mendimi im në raport me hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është se kjo kushtetutë jo që nuk po kuptohet nga qytetarët e zakonshëm por as nga vetë hartuesit e më pak hartuesit e komentarit.