Sido që t’i konsumoni, të gatuara apo jo, nga qepët organizmi ka shumë për të përfituar. Nëse deri më tani u keni bërë naze, për shkak të aromës karakteristike (kjo nga nivelet e squfurit) kur të lexoni se sa e ushqyeshme është kjo perime , problemin e mësipërm as do e merrni më në konsideratë.
Më poshtë do të listojmë 5 arsye përse qepët e kuqe duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor !
1. Veti anti-inflamatore
Sipas një
studim të vitit 2013 në American Journal of Physiology, quercetin një
enzimë efektive anti-inflamator, është vërtetuar se relakson muskujt e
rrugëve të frymëmarrjes dhe mund të lehtësojë simptomat e astmës.
2. Nxit sistemin imunitar
“Polifenolet e
pranishme në qepë veprojnë si antioksidantë, duke mbrojtur kështu trupin
tuaj kundër radikalëve të lirë,” sipas Anne Mauney, një dietologe me
qendër në Uashington, D. C. Eleminimi i radikalëve të lirë mund të
ndihmojë në rritjen e një sistemi të fortë imunitar. Sipas Qendrës
Mjekësore të Universitetit të Maryland, quercetina e pranishme në qepë
gjithashtu zvogëlon reaksionet alergjike duke ndaluar trupin tuaj të
prodhojë histamina, ato që ju bëjnë të qani, teshtitni dhe kruheni nëse
keni një reaksion alergjik.
3. Përbërës kundës qelizave të këqija
Nga
të gjitha llojet e ndryshme të qepëve, të kuqet janë më efektivët në
luftimin e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit.
Shtresat e jashtme të qepëve të kuqe përmbajnë kuercetin, i cili është
një antioksidant që lufton radikalet e lira të dëmshme në trupin tuaj.
Gjithashtu, qepët e kuqe janë të pasura me anthocyanin. Këto 2 komponime
mund të bëjnë që qelizat kanceroze të vetëshkatërrohen. Rritja e
niveleve të quercetinës dhe anthocyanin tuaj mund të ndihmojë në
pengimin e rritjes së qelizave kancerogjene në trupin tuaj. Gjithashtu,
qepët e ‘gjalla’ të kuqe mund të ndihmojnë në minimizimin e rrezikut të
kancerit duke eleminuar kancerogjenët nga mëlçia juaj, duke neutralizuar
radikalet e lira, duke penguar inflamacionin dhe duke riparuar dëmtimin
e AND-së dhe indeve.
4. Shëndeti i zemrës
Qepët
e kuqe përmbajnë flavonoide që ndihmojnë në shëndetin e zemrës.
Gjithashtu, qepët e kuqe përmbajnë përbërës organosulfuri që ulin
rrezikun për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ndërkohë
thiosulfinatet e pranishme në qepë veprojnë si hollues të gjakut
natyral, gjë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për goditje në tru.
Por, duke qenë se shumica e studimeve janë përqendruar te kafshët,
nevojiten më shumë hulumtime për të kuptuar plotësisht efektet tek
njerëzit.
5. Rregullimi i sheqerit në gjak
Kromi
(një mineral shumë i rëndësishëm) i pranishëm në qepë ndihmon në
rregullimin e sheqerit në gjak. Ndërsa, squfuri ndihmon në uljen e
sheqerit në gjak duke nxitur prodhimin e insulinës. Një studim në 2010
në revistën Environment Health Insights raportoi se kjo mund të jetë
veçanërisht e dobishme për individët me diabet. Individët me diabet tip 1
dhe tip 2 që konsumuan qepë të kuqe kanë treguar nivele më të ulëta të
glukozës deri në 4 orë.