Shkruan: Profesor Qerimi për takimin me Gjeneral Mensur Kasumi.
NGA TAKIMI ME NJË HERO TË GJALLË – Mensur Kasumi.
Nga takimi im me legjenden e gjallë të tri luftërave për liri në territoret e ish Jugosllavisë, z. Mensur Kasumi.
Gjenerali Mensur Kasumi, një person ushtarak, i cili kishte mbaruar akademinë ushtarake dhe i graduar në ish armaten e rregulltë jugosllave në kapiten i klasit të parë. Gjenerali Mensur Kasumi, kishte luftuar në tri luftërat e zhvilluara për lirinë e popujve nga hegjemonizmi dhe bolshevizmi serbosllav. Gjatë këtyre betejave luftarake, gjenerali Mensur Kasumi ishte plagosur ca herë dhe kishte marrë 5 plumba në trupin e tij, si pasojë e tyre ai dhe sot ka preoukupime të rënda me shëndetin e tij, e të cilit ju ka dëmtuar edhe njëra veshkë në tërësi.
Gjenerali Mensur Kasumi pas luftës së fundit në Kosovë ishte vënë në shërbim të Kryeministrit të Kosovës, si këshilltar në çështjet e sigurisë. Këtë shërbim e kishte ushtruar pa asnjë pagese, pra në mynyrë vullnetare në tërësi.
Gjenerali Mensur Kasumi ka dashur që idealin për liri dhe pavarësi dhe shtetformim ta vazhdonte edhe pas çlirimit të atdheut. Prandaj, ai nuk ka dashur të ndjek ndonjë formë të uzurpimeve të pronave të huaja apo të bëjë ndonje vepër çfarëdoqoftë që bie ndesh me ligjet në fuqi, për të siguruar diçka pa meritë dhe pa djersë (conditio sine non causa).
Gjenerali Mensur Kasumi duke i kujtuar sakrificat e bashkëluftetarëve të vet, që e kishin dhënë më të shtrenjtën e tyre (jeten e vetë apo edhe të mbarë familjes) për lirinë e atëdheut, as që kishte dashur të regjistrohej as edhe në listen e veteranëve të luftes.
Gjenerali Mensur Kasumi SOT jeton në varfëri të skajshme (prej pasluftës e deri më tani ka ndrruar 9 banesa, si rezultat i gjendjes së dobët financiare), që jo vetem ne njerëzit e vetëdijshëm, por edhe toka mbi të cilën ecim ne shqipëtaret duhet të qaj, kur e dëgjon këtë ankim apo sheh se në çfarë gjendje të papërkujdesjes institucionale ndaj tij po sjellemi, qoftë si shoqëri e gjithashtu edhe si shtet..
Prandaj, une skam koment, por vetëm dua të shprehem me një mirënjohje verbale: RESEPKT; RESPEKT DHE RESPEKT PER JUVE GJENERAL Mensur Kasumi. Ju premtoj gjeneral Kosumi, se unë Juve nuk do ju largoj nga mendja edhe për një ditë të vetme.
Prof. Dr. jur. Islam Qerimi, LL.M.