Të shihte një italian gjyshet tona sesi i gatuajnë makaronat, do “u ikte truri” ! E në cilën shtëpi, këto të fundit nuk janë thyer më katërsh apo nuk janë shpëlarë me ujë?
Gabimet që bëjmë me makaronat janë të pafalshme sipas italianëve, ndaj vetë ata i kanë listuar këshillat që duhet të ndjekim kur për drekë apo për darkë zgjedhim të përgatisim makaronat.

1. Nuk janë të gjitha njësoj! Epo, nëse cmimi ndryshon, një arsye është. Varësisht miellit me të cilin përgatiten, makaronat përthithin më mirë salcat, përveçse janë më të shijshme. 
2. Salcat duhen kombinuar sipas llojit të makaronave. Për shembull, nëse gatuani makarona të gjata, spageti apo linguini, salca duhet të jetë më e lëngshme. Në rastin e makaronave të shkurtra, shoqërueset mund të mos jenë aq të homogjenizuara. Pikërisht për këtë arsye janë ato që përdoren për sallatat e ftohta. 


3. Sasia e ujit ku zihen makaronat duhet të jetë e madhe. Rregulli klasik është që nevojitet 1 lt ujë për çdo 100 gr makarona! 
4. Mos i shpëlani asnjëherë! Të ndalosh zierjen duke I kaluar makaronat në ujë të ftohtë është gjëja më e gabuar që bëni, edhe në rast se do t’I përdorni për sallatë të ftohtë! 
5. Kujdes me kohën e zierjes. Respektoni udhëzimin e shënuar në paketimin e produktit! 


6. Kripa që hidhet në ujë nuk duhet të jetë e pa kontrolluar. Duhen 7 gr për 100 gr makarona. Kripa duhet të hidhet në enë sapo uji fillon të vlojë. 
7. Kapakun e tenxheres përdoreni vetëm që të përshpejtoni zierjen e ujit. Kur të hidhni makaronat mos e vendosni përsëri. 
8. Vaji nuk duhet! Nuk keni pse hidhni vaj në ujin e zierjes, sidomos nëse makaronat janë me vezë. 
9. Makaronat e gjata mos i zieni në enë të ulëta. Akoma më keq nëse thyeni makaronat!
10. Që makaronat ta përthithin salcën më mirë duhet që zierjen përfundimtare ta bëjnë bashkë!