Në tokë, në ajër, në mal, në fshat apo në qytet, Kosova po ballafaqohet me ndotje të madhe, të bërë nga qytetarët e saj. 

Për dy muaj, Radio Evropa e Lirë ka filmuar disa lokacione në gjithë vendin, ku shihet shkatërrimi i natyrës. Hedhja e mbeturinave në rrugë, djegia e maleve, ndotja nga tymtarët e KEK-ut, lumenjtë e shndërruar në kanalizime, dhe rreziku nga materiale tjera toksike, tashmë janë përditshmëri në Kosovë.

Njerëzit kanë filluar të jetojnë me to. 🔗 https://www.evropaelire.org/video