Një nip i Napoleon Bonapartit ka lënë mbrapa një kontribut jo të vogël në studimin e gjuhës galike.
Princi Louis Lucien Bonaparte udhëtoi nëpër Skoci në vitin 1858, duke mbledhur informacione mbi gjuhën galike dhe skocezët.
Rob Ó Maolalaigh, profesor i gjuhës galike në Universitetin e Glasgout, thotë se Bonapartit të ri i duhet njohur kontributi në studimin e gjuhëve, përmes punës në terren.
Sipas prof Ó Maolalaigh, Louis Lucien u vlerësua në Uells për kërkimet e tij, por ishte pothuajse i panjohur në Skoci.
Ai bëri një turne në Skoci në 1858 dhe u takua me njerëz të kishës që flisnin gjuhën galike dhe atë skoceze. Megjithatë, gjatë këtyre udhëtimeve, pothuajse askush nuk e mori vesh kush ishte ai.
Ai kërkoi përkthime galike të teksteve biblike dhe ndoqi një predikim në Kilmallie.
Ai ishte qartësisht i interesuar për tingujt dhe përvetësimin e një farë rrjedhshmërie në gjuhë. Ai ishte pionier në vlerësimin e punës në terren, duke folur sy më sy me vendasit, pa u mbështetur vetëm në fjalën e shkruar. Ai ishte përparimtar. Unë mendoj se kjo meriton të regjistrohet në histori.
Nuk dihet sa rrjedhshëm e fliste princi gjuhën galike, por disa pretendojnë se ai e fliste mirë.
Galët janë grup etnolinguistik me origjinë nga Irlanda, Skocia dhe Ishulli Man. Gjuha që ata flisnin ishte një degë e gjuhëve kelte, mes të cilave ishte irlandishtja dhe gjuha skoceze.