Samsung nuk është i huaj tek ekranet masive të smartfonëve. Kompania prezantoi ekranin më të madh të kohës në 2011 me Galaxy Note i cili ishte 5.3-inç.Një dekadë më parë Galaxy S20 Ultra do të ishte konsideruar “phablet”

Vetëm shtatë vite më parë, në 2013, telefonit 1,400 dollarësh Samsung Galaxy S20 Ultra do të ishte konsideruar një tablet.

Në të vërtetë me një madhësi 6.9-inç, ekrani i Galaxy S20 Ultra është vetëm 0.1mm më i vogël sesa tableti Nexus 7 prej 7-inç prezantuar nga Google.

Nexus 7 atë kohë konsiderohej një tablet kompakt. iPad-i i parë i Apple lançuar në 2010 ishte 9.7-inç.

Tabletët kompaktë të ditëve të sotme janë pak të mëdhenj prej 7.9-inç si iPad Mini. Kështu Galaxy S20 Ultra nuk mund të konsiderohet tablet për nga standardet e ditëve të sotme.

Samsung nuk është i huaj tek ekranet masive të smartfonëve. Kompania prezantoi ekranin më të madh të kohës në 2011 me Galaxy Note i cili ishte 5.3-inç.

Ai ekran është shumë i vogël krahasuar me standardin 6-inç të ditëve të sotme. Për ta vënë të kontekst, iPhone 4S i 2011 kishte ekran 3.5-inç. iPhone SE lançuar në 2016-ën ishte vetëm 4-inç.

Në tërësi Galaxy S20 Ultra është në një linjë me trendin e ekraneve të smartfonëve të cilët po bëhen dita ditës më të mëdhenj.