Mesa duket PS-ja i ka fituar zgjedhjet. Ose më saktë, nuk i ka humbur ato, nëse shohim se çfarë ka dalë deri më tani nga kutitë.

Mundet të shohim çdo gjë deri në fund. Mund të ketë incidente, episode të ndryshme, mundet të kemi edhe ndonjë kockë për bashkëqeverisje. Por ne nuk kemi aktualisht një opozitë. Dhe kjo është shumë e rëndë. Ne kemi sot një situatë rikonfirmimi të pushtetit dhe një palë tjetër që ka vendin e gabuar në demokracinë tonë.

PD-ja me këtë rezultat duhet t’i gjejë formulën vetes, duhet të përkufizojë se çfarë është për arsyen e thjeshtë sepse tanimë është në sprovën e mbijetesës.

Nuk ka alibi pas tetë vjetësh qeverisjeje mbushur me skandale që të mbajë në këmbë justifikimin se humbja e tanishme ka ndonjë arsye që qëndron jashtë përgjegjësive të Lulzim Bashës. Ky është një autogol për demokracinë shqiptare që ka për autor një njeri, po pas të cilit qëndron një ekip i tërë.