Shkruan: Fadil SHYTI
NJË KUJTIM I PAHARRUAR NGA PROFESOR, HASAN MEKULI!
Gjatë studimeve në UP në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqiptare, nga mesi i viteve 70-ta, pata fatin që, Hasan Mekulin ta kisha profesor në dy lëndë. Në veçanti me rëndësi qe lënda Letërsi Botërore. Pa e njohur sa duhej, profesori ynë, aq sa ishte “dorëlirë”, i pakursyer të ligjëronte me orë të tëra pa u lodhur për ne studentët; poaq “koprrac” në vlerësimet e diturisë sonë në dhënien e notave të larta, të pamerituara; për më tepër i doli zëri si i pathyeshëm nga ky aspekt; prandaj, ne duhej përgaditur mirë lëndët, së paku një vit apo dy vite më herët lexonim letërsinë sipas programit që na e ofroi në fillim të ligjëratave; përndryshe “harrojeni fatin”, se do të kalonim provimet.
Motoja e tij dhe jona ishte ishte: Mësim, kalitje, shëndet, edukim revolucionar!
Akademik, Hasan Mekuli ishte kolos i dijes, ishte njohës i madh, i Letërsisë Botërore, lirisht mund të them që, atëbotë shkenca jonë letrare nuk e kishte një të dytë në Prishtinë, në Shkup, në Beograd e gjetkë; ndërsa,-në Tiranë mund të kishte akademikë që, mund të shkonin përkrah tij.
Dituria e tij prej eruditi, vendosmëria e tij titanike, për të na bërë edhe ne të ditur dhe të fortë përballë sfidave të kohës dhe të jetës; për të na bëri dhe na bën përjetësisht krenarë.
Një nga kujtimet më të rëndësishme, mbresëlëse për ato dy vite sa isha student i tij i rregullt; kujtoj: ishte viti 1982 unë me një grup shokësh dhe shoqesh absolvente; po i nënshtroheshim provimit.
-Profesori erdhi, disa që kishin qenë para nesh ishin ndarë të kënaqur ose jo-kjo sipas punës së tyre, ikën…
Ne mbetëm aty, rreth 7-8 veta.
-Pasi dy veta mbaruan provimin, po prisnin notat e vlerësimit, fjala erdhi tek kushtet tona; pse jemi si jemi, pse nuk po arrijmë suksese të dëshiruara e të tjera…
Duke u dertuar ashtu me ne, si profesor dhe si prind; profesor, Hasani, shpërtheu: “Epo, po dihet tashmë-tha; kush ka kushte e kush, jo?!
Derisa, në Beograd studentët e atyre kanë arritur që studentët të kenë makina shkrimi, mjete teknike të duhura shkencore, studentët tanë në Prishtinë, nuk po kanë bileta udhëtimi, nuk po kanë të ngopen me bukë sa të duan në menzën e tyre, madje, në shkollat tona mungojnë fletoret, librat dhe shkumësat në tabelat e klasëve. Prandaj, duke qenë Kosova në këtë gjendje katastrofale ekonomike, politike, shkencore, kulturore e të tjera; neve na duhet Republika e Kosovës!
Republika, është kërkesa jonë e drejtë, jo për inatë të askujt, mirëpo, Republika na takon edhe për faktin që të jemi të barabartë me Republikat tjera në Jugosllavi”.
-Këto fjali natyrisht që na entuziasmuan tej mase, duke e parë këtë profesori me maturi,-tha: kjo të mbetet midis nesh.
Ju, punoni për këtë, mësoni pa rezerva breznitë e reja, që ato të dalin shumë të ditura për t´i shërbyer familjes dhe atdheut”.
Të nderuar lexues/e,
-po ju them juve “një sekret”: -Kur u ktheva në shtëpi, mendja më ziente vërdallë, ato më kishin dhënë forcë, kurajë dhe jo vetëm mua…-tek ato fjali protestuese të profresorit tim; e shihja fitoren e Republikës në horizonte…
Gjyshi im, Hajzer Tafa Shyti, ishte njëri nga njerëzit e mi më të dashur dhe më besnik; prandaj, pa hezituar vendosa ta shpalosja para tij “sekretin” e profesorit, për fjalët që na tha gjatë mbajtjes së provimit në Prishtinë.
Gjyshi im,-ndjesë pastë; më pyeti si kalove sot në Prishtinë? E mbarove provimin?
Mirë kalova,-i thashë dhe provimin e mbarova me sukses.
U gëzua dhe më përqafoi! Rrofsh biri im!-tha. -Ashtu, uronin pleqtë tanë të dashur, atëbotë.
-Pasi e falënderova, “shpërtheva”, entusiast duke i treguar për qëndrimet e profesorit ndaj Republikës sonë. -Dhe, nuk harrova t´i them: “Profesori tha: këto fjalë të mbesin midis nesh”.
“Sa veta ishit aty -kur foli profesori”, më pyeti gjyshi im i cili ishte dhe njeri i urtë, Ay pajtonte gjaqet në rrethin tonë e më gjerë në komunë. Ishim 7-8 veta, i fola i qetë. “Eh!… Jo, mor bir aspak nuk gabove që më tregove mua.
Tregoju shokëve dhe shoqeve besnike, por kujdesu fort mos i trego këto fjalë ndonjë spiuni, me apo pa pagesë, mos i trego as ndonjë budallai, apo budallice, se qe besa ju merr në qafë!..
-Pastaj shtoi: biro, dije mirë që, profesori paska pasë besim të madh tek ju, profesori juaj, qenka adhetar i madh”.
Lavdi profesorit atdhetar, Hasan Mekuli!
11 Janar, 2020