Është një lutje publike nga animalistja Flora Bujupi bërë në facebook për të shpëtuar klyshët në këtë kohë të acartë. “Hapne deren e oborrit, strehoni te vegjelit qe nuk munden vete te ja dalin te pakten deri sa te largohem ky i ftohte!”, shkruan nër tjerash, znj. Bujupi. MekuliPress sjell lutjen publike të humanistes Bujupi pa ndërhyrje redaksionale:

“LUTJE PER QYTETARET
Jemi me nje periode extrem te ftohte! Shumë qenushe te rruges sidomos klyshat dhe te te moshuarit kan veshtire te mbijetojne. Ushqimi eshte krusiale. Nese gjejn ushqim disi do te ja dalin nese jo athere do te ngrihen nga tempetatura e ulta! Ju kisha lutur njerz qe te leni mbetjet e ushqimit para deres ose ta hedhni pran klyshave te mbeturinave. Nje thes buk kushton 1 euro, me keta buke mundeni ti shpetoni shum shpirta ne nevoje. Hapne zemren tuaj pasurone spirtin tuaj se me vepra te mira parajsa fitohet me ata qe nuk kan goje e jo me ata qe din te kerkojne ndihme! Hapne deren e oborrit, strehoni te vegjelit qe nuk munden vete te ja dalin te pakten deri sa te largohem ky i ftohte!”