Financuesit e xhamisë janë çifti Izudin dhe Arijana Herceg. Ndërsa arkitektja është Ismihana Agiç-Dizdareviç, a cila jeton dhe punon në Vjenë.

Ajo tha se zgjodhi të mos projektojë një xhami gjigande, por të vogël dhe të bazuar në tradita lokale. “E thjeshtë, me dritare prej druri, dhe një minare prej druri …”, shpjegoi arkitektja.

“U përpoqa të arrija harmoninë midis mjedisit dhe ndërtesës”, theksoi ajo.Izudin Herceg, i cili jeton dhe punon në Austri, shpjegoi motivet e tij dhe të familjes së tij për të investuar në këtë xhami.

“Unë jam i kënaqur me gjithçka që kam në jetë, kam qenë i kënaqur edhe kur nuk e kisha. Do ta quaj xhaminë, dashtë Zoti, sipapas një njeriu të përulur, i cili ishte plot besim, i cili pati forcë për të kapërcyer çdo tundim. Unë e kam fjalën për presidentin Alija Izetbegoviç, nga nga jeta e të cilit mësova se ia vlen të jesh i përulur, i devotshëm dhe trim në të vërtetën,” tha Herceg.