Ndërsa shumë të tjerë përdorin këtë kompjuter për të edituar video, Morrison zgjodhi një qasje tjetër.

Një YouTuber ka gjetur një mënyrë sesi të konsumojë 1.5TB RAM në një Mac Pro

E dimë se Chrome është një përbindësh i memories RAM dhe nuk ka të ngopur. YouTuberi Jonathan Morrison dëshironte të shikonte sesa tabe Chrome duhen hapur për të ngrënë memorien prej 1.5TB RAM.

Ndërsa shumë të tjerë përdorin këtë kompjuter për të edituar video, Morrison zgjodhi një qasje tjetër.

Ai arriti në përfundimin se duhen hapur mëse 6,000 tabe në Chrome për të konsumuar memorien e Mac Pro. Me 3,000 tabe të hapura Chrome përdorte 126GB RAM ndërsa kur kaloi 5,000 ishte 170GB.

Çudia ndodhi kur arriti 6,000 tabe të hapura dhe konsumi i memories nga Chrome shkoi në 857GB.