“Njëfarë apo një farë? Çfarë apo ç’farë”… Pse i shkruajmë gabim këta përemra?
Gjatë punës sime kam vënë re, se këta dy përemra në 80% të rasteve shkruhen GABIM! P.sh., përemri i pacaktuar “njëfarë” shkruhet ndaras dhe jo bashkë.
KUJDES, ky përemër shkruhet bashkë, pasi është fjalë e përngjitur. Shkruhet ndaras vetëm për emrin “farë” me një numëror përpara. P.sh.: një farë misri, dy fara misri etj.
Pra, dallimi është shumë i qartë. Kur është emër me numëror para shkruhet ndaras, ndërsa kur është përemër shkruhet GJITHMONË bashkë.
I njëjti gabim ndodh edhe me përemrin pyetës “Çfarë?”. Sa e sa herë e hasim me apostrof “Ç’farë?”!
KUJDES! Përdoret me apostrof “Ç’farë?” vetëm në një rast: kur përdorim trajtën e shkurtuar të këtij përemri pyetës për të pyetur për farën. P.sh.: Ç’farë ke mbjellë këtu? (D.m.th.: Ç’lloj fare ke mbjellë këtu?)
Ndërsa në raste të tjera shkruhet GJITHMONË pa apostrof! P.sh.: Çfarë po ndodh? Çfarë njeriu është ai? Çfarë kafshësh rriten atje? Çfarë e ke atë djalë?
Përgatiti: S. Agolli