Sadri Ramabaja

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur ndërkohë grevë të përgjithshme.
Motivacioni: “mosrealizimit i kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.”
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, edhe një marionetë shtesë atipike, tha se greva nis nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre…”
Shpalja e grevës po bëhej në çastet sa po vazhdonte takimi trepalësh në Bruksel: Borrel-Kurti-Vuçiq.
Sytë e diplomacisë dhe mediave botërore ishin në pritje të përfundimit të këtij takimi, por jo edhe ata të krerëve të BSPK-së. Ata edhe një herë dëshmohen se janë krejtësisht të paprëgjegjshëm dhe në shërbim të axhendave politike që fare nuk kanë të bëjnë me interesat e klass pnëtore.
Këta krerë të BSPK-së mbesin tutje të zënë peng nga sundimtarët që u tallën me arsimin për njëzetesavjetë, tani gjejnë kohën të shpallin grevë, kur atdheu është në rrezik?!
Këta janë njerëz pa Atdhe, derisa janë kaq të papërgjegjshëm!