“Njerëzit” është një poezi e njohur nga Dritëro Agolli. Autori përpiqet të tregojë natyrën e vërtetë tënjerëzve, pa doreza. Poezia ndërtohet me vargje kontrasti, pra nëse vargjet ndahen dy e nga dy, mendimetnë një dyshe janë në kontrast me njëri tjetrin. Nëse autori shprehet se ka njerëz që ecin me këmbë, nëvargun e radhës tregon se ka që me këmbë të shtypën. Pra, funksioni i këmbëve është në kontrast nga njëri varg tek tjetri. Në thelb, poezia nxjerr në pah të dyja anët e natyrës njerëzore, anën e mirë dhe anën e keqe, ashtu sikurse ekziston edhe realisht.

“Njerëzit”
Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë të shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë të mbytën.

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë pështyjnë;
Ka njërëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë të ndyjnë.