Urti të moçme shqiptare:
“Ziliqarit mos i trego as ëndrrën që ke parë”
“Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen, zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin!”
“Ma mir djepi bosh se dreqi n’ta.”
“Mos u ruaj nga hasmi, por nga miku i rremë.”
”Vetëm qeni e kafshon mikun n`shtëpin e t`Zot!”
“Katunarët n`qytet, Atdheu n`rrezik!”
“Nji dru i shtrember prish gjith stiven.”… (imagjino të kesh qindra mijëra drunjë të shtrembër, apo një qeveri komplet të shtrembër)
“Nji grua e mirë e bën të mirë edhe burrin e ligë. Nji grua e ligë e ben te lig edhe burrin e mirë.”
-“Burrin e ban gruja.”
“Njerzit e lirë jan gati te vdesin vetem per te mos humbur lirine e tyre.”