“Zysha msuse, pse i kanë vnue sakica anash shqiponjës në flamur?”

Adem Demaçi më 1942, në klasë të parë, simbas kujtimeve të mësueses Vezire Gllavica

***

“Arsimtar, e pse s’mësojnë edhe nxanësit serbë shqipen si ne që mësojmë serbishten?”

Adem Demaçi më 1946, në klasë të pestë, mësueses Zorka Peçenoviç, simbas kujtimeve të një shoku të klasës.

***

“Pse thoni ju se ne shqiptarët e Kosovës po bëjmë hapat e parë në letërsi?! Ne nuk jemi duke bërë kurrfarë hapash të parë, sepse ne kemi tashmë traditën tonë letrare. Kemi Naimin, Çajupin, Migjenin, Spasen, Nolin, Kutelin. Ne veç po vazhdojmë rrugën e tyre në letërsinë tonë”.

Adem Demaçi më 1955, student i vitit të parë të letërsisë në Beograd, krerëve të partisë e shtetit jugosllav gjatë një takimi letrar.

***

“Pse qenket mbledhur ju këtu në pidh të samës, kur s’paska UÇK? Pse s’jeni nëpër shtëpitë tuaja, me gratë tuaja, pse djersiteni këtu me pushkë në diell?”

Adem Demaçi më 1998, policëve e ushtarëve serbë në një vend-ndalim në Drenicë