“Njesitet speciale” të Vuçiçit në mediat shqipe të Tiranës e të Prishtinës

Nga MekuliPress

Përsëri gjenerata të reja, të pafajshme, po na rriten nën dhunën verbale e fizike të Serbisë.
Po mbronë Kosova kushtetutën e vet, kufirin e shtetit të vet. Asgjë më shumë. Qeveria dhe Njesitë speciale të Kosovës me shumë profesionalizëm po mbajnë situatën nën kontrrollë. Fjalori, shprehjet, tonaliteti, gjuha e trupit, pra gjuha publike, është e matur, përbashkuese, qetësindërtuese dhe gjithëpërfshirëse; për të gjitha kulturat e fetë që bashkëjetojnë në Kosovë, pa dallim. E kjo është madhështore!

Por ka një çoroditje, të nderuar lexues!
Përderisa Qeveria Kurti ka dërguar njësitë speciale të Kosovës për të mbrojtur Kushtetutën dhe teritorin e shtetit të pavarur, Qeveria e Serbisë, ka dërguar “njësitë speciale propaganduese” nëpër mediat shqipe të Kosovës. “Ushtria speciale” propaganduese e Beogradit, përmes luftës speciale në mediat shqipe, është duke rrezikuar sigurinë dhe duke vështirësuar mbrojtjen efikase të Kushtetutës së Kosovës.

Këta ushtarë të natës, secilën herë, cdo mbrëmje, në orkestër e me një regji të mirëllogaritur, sulmojnë, trillojnë dhe shpifin për cdo gjë që vie nga Qeveria Kurti. Ky veprim i tyre diverzant po demoralizon dhe demotivon, pikë së pari, Njësitë Speciale, ata që janë në ballë të problemit e ballë për ballë me tanksat serbe.

Përpos sulmit emocional, pa argumentime e me plot primitivizma ndaj Qeverisë Kurti, sulm që po organizohet e po bëhet nëpër televizionet shqipe, opinioni publik ka edhe një heshtje prej vdekjeje nga ana OJQ-ve, nga Akademia dhe nga Historianët shqiptarë. “Njësitet speciale” të Vuçiçit, të quajtur herë analistë e herë gazetarë, janë instaluar që herët nëpër mediat e Prishtinës e të Tiranës: Edhe në ato publike! Pyetja shtrohet sa është në gjendje ta lexoj këtë fakt qytetari ynë i rëndomtë.

Tjetra, a e kanë menduar “njesitet speciale të Vuçiçit” se sa ndikon ky manipulim, tek anëtarët e njësisë speciale që janë duke mbërdhirë e rrezikuar jetën në malet e Kosovës për Kushtetutën e Kosovës.

E fundit dhe më pak e rëndësishme: Pasi që Serbia po e kërcënon Kosovën me ushtri e me gjandarmëri, a e ka menduar Sindikata e pavarur e Policisë së Kosovës të bëjë apel publik tek mediat shqipe për raportim objektiv, profesional e për respektim, të paktën, të kodit etik e moral gazetaresk. Asgjë më shumë!

Pyetja, që mua më hallakatë në këtë moment është, nëse e ka lexuar apo kutptuar “njesia mediatike speciale e Vuçiçit” Kushtetutën e R. së Shqipërisë?

Po kryeministri i Shqipërisë e ka bërë këtë punë?