Claudia Lopez, politikania e parë homoseksuale e cila e reklamon veten e saj si “të pakorruptueshme” është bërë gruaja e parë e zgjedhur kryebashkiake në Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë.

Kandidatja 49 vjeçare e qendrës së majtë ka fituar 35.2% të votave me pothuajse të gjitha kutitë e numëruara.

Kryebashkiak i Bogotas konsiderohet si posti i dytë politik më i rëndësishëm në vend pas presidentit.

“Ne jo vetëm fituam, por po ndryshojmë historinë” – u shpreh zonja. Lopez në një status në Twitter.

Ajo mundi në një rezultat shumë të ngushtë kandidatin liberal Carlos Fernando Galan, i cili mori 32.5% të votave.

Por, kush është Claudia Lopez?

Një gazetare e kthyer në politikane, zonja. Lopez është një anëtare e partisë “Aleanca e Gjelbër”. E njohur për kritikat e rrepta ndaj politikanë të së djathtës, ajo gjithashtu ka qenë e përfshirë në shumë aktivitete për ndalimin e korrupsionit në Kolumbi.

Premtimet në fushatën e saj ishin vendosja e më shumë policëve në rrugë, lufta ndaj fenomenit të fëmijëve që punojnë me kohë të plotë dhe krijimi i mundësive më të mira edukimi për njerëzit mbi 45 vjeç.

Fitorja e znj. Lopez ishte gjithashtu një rast festimi edhe nëpërmjet komunitet gay të shtetit latin. Partnerja e saj është Angelica Lozano, gjithashtu një politikane e “Aleancës së Gjelbër”.

“Kjo është dita e grave” – u tha mbështetësve të saj znj. Lopez duke celebruar fitoren e saj në kryeqytet – “Ne e dinim se vetëm duke u bashkuar mund të fitonim. Ne e bëmë këtë, u bashkuam, fituam dhe bëmë histori!”