Kryeministri Edi Rama njoftoi dje nga ShBA se ka arritur marrëveshjen me Turqinë për blerjen e 6 dronëve Bayraktar. Zoti Rama foli se dronët janë “të domosdoshëm për ne” duke shpjeguar se ata do bëjnë operacione monitorimi të territorit. Çmimi i arsyeshëm tha z. Rama, duke supozuar se skontoja turke mund të çojë një dron në 3 milionë euro nëse mbajmë parasysh se në internet figuron në çmim 5.5 milionë euro për njësi. Por z. Rama e ka zakon që nuk tregon se para shpenzon nga buxheti.

Njoftimi vjen në të njëjtën ditë me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë që ëshë i themeluar nga Lëvizja Gulen dhe pak ditë pas mbylljes së një tjetër institucioni arsimk turk.

Dinjiteti është fjalë e huaj për z. Rama që në këtë pikë është shqiptar safi. Pse dinjiteti këmbëhet me pazare që kuptohet janë vetëm për të mirën tonë të cilën nuk e kuptojmë dot tani.

Koha do kalojë dhe ky do ikë, dronët do mbeten si helikopterët francezë të z. Berisha, apo avionët sovjetikë të Enver Hoxhës, jo pse teknologjia ka qenë e keqe. Jo. Por nuk mundet të vazhdohet kështu: jemi në NATO, por nuk kemi as këpucë për trupën. Modernizojmë ushtrinë, por paguajnë të tjetët. Fuqizohemi në ajër, helikopterët si mbajmë dot, tani dronët e satelitët, të gjitha rrangulla të shtrenjta pse meqë nuk bëhet dot tempuj apo toteme, mbeten aty si shkëlqim i një bote që nuk modernizon dot dikë që vetëm trullos imagjinatën.

Fundi i këtyre relikeve në Shqipëri është ai i 1997; primitivizim funksional dhe argëtues. Monumente që nuk i adhuron kush në një vend që do ishte mirë të mos harronte si bëhen samarët e mbathen patkonjtë, si kallaisen kusitë e si vidhoset ndonjë prizë. Për të qenë me këmbë në tokë. E pamë me sistemet dixhitale se çfarë bëmë.

s.zaimi