Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është kundër dhe e refuzon që në qendër të relacioneve Serbi-Kosovë të vendoset Asocacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka deklaruar se në qendër të marrëdhënieve, edhe duke iu referuar Marrëveshjes bazike është njohja reciproke.

Draft-statuti i Asociacionit ka qenë i propozuar nga ndërmjetësit, i panënshkruar, dhe si i tillë ai dokument nuk ka mundur të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj besoj që duhet të përqendrohemi te marrëveshja bazike.

Neni 7 flet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, le të adresohet aty dhe neni 10 flet edhe për të gjitha marrëveshjet të cilat janë realizuar në të kaluarën e të cilat janë ligjërisht të obligueshme. Tash, nuk besoj që në qendër të raporteve Kosovë – Serbi është apo duhet të jetë Asociacioni, është njohja reciproke.

Nuk mund të flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke braktisur njohjen reciproke. Pra, në qendër të marrëveshjes bazike është së paku njohja reciproke defacto. Unë nuk e mohoj që pararendësit dy herë e kanë nënshkruar Asociacionin, më 2013 dhe 2015, nuk e mohoj një gjë të tillë, mirëpo në të njëjtën kohë nuk pranoj që të vendoset në qendër Asociacioni në raportet Kosovë-Serbi, thotë Kurti.

Marrëveshja për të cilën flet kryeministri i Kosovës, është firmosur në vitin 2023 me një aneks më vonë, por pala e Kosovës ka qenë përherë kritike me lojën e ndërmjetësit Lajçak që vite theksin përherë tek Asocacioni. Kurti thotë se Prishtina “do të presë përfaqësuesen e re Kallas” qoftë edhe sepse “topi është te ndërmjetësi në këtë kuptim, sepse nuk mund të presim që Beogradi përnjëherë do të bëhet aktor konstruktiv dhe do të thotë po e nënshkruaj marrëveshjen edhe le ta zbatojmë me një plan sekuencimi”.

By