Një grua në të 30-at është ngritur nën akuzë për deklarata urrejtjeje pasi që në vjeshtën e kaluar dyshohet se ka bërtitur fjalë raciste ndaj fëmijëve të një kopshti në lagjen Grønland në Oslo.
Sipas aktakuzës, gruaja ka bërtitur fraza si: “zezak të ndyrë”, “zezak”, “qorrat e zinj”, “kthehuni në vendin tuaj”, “shkoni në shtëpi”, “ti je i zi, unë jam e bardhë”, “ti je një i zi dhe duhet të largohesh”, “nuk duam të tillë si ju këtu” dhe “unë jam e bardhë dhe i përkas këtij vendi, ju mund të shkoni në të s’ëmës”, “të zinjtë nuk kanë çfarë të kërkojnë këtu, largohuni”.
Fjalët e saj u drejtuan ndaj disa fëmijëve dhe një punonjëseje të kopshtit, ndërkohë që gruaja ndodhej në rrugë jashtë objektit më 2 tetor të vitit të kaluar.
Gruaja është gjithashtu e akuzuar se i ka thënë një polici se “duhej të ishte vrarë”, kur po dërgohej në arrest pak pas incidentit në kopsht.
Gjykimi ndaj saj do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të Oslos menjëherë pas Pashkëve.