Sergio Guttila

Po të ishte biri yt do ta mbushje detin me anije te çdo lloj flamuri
Do të dëshiroje që të gjithe bashkë me miliona te bënin urën që ai të kalonte
Po të ishte biri yt do të hidheshe në det,
do ta vrisje peshkatarin që nuk ta huazoi barkën,
do te ulërije për të kërkuar ndihmë,
do të trokisje në dyert e qeverive.

Por rri i qetë, nuk është biri yt.
Mund te flesh i qetë. E sidomos i sigurtë
Nuk ështe biri yt.

Ështe vetëm biri i humanizmit të humbur,
i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.

Nuk është biri yt.
Fli i qetë, nuk është i yti.
Ende jo!

Sergio Guttila /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!