Afrim Caka

Hapni sytë – jemi vëllezër!

Kemi qenë gjithnjë shqiptarë dhe vetëm feja ju është ndërruar, po jeni një gjak, një familje. Me të ngjyrë një mollë, gjysmën me një ngjyrë e gjysmën me një tjetër, a mund të themi se janë dy copa?

Feja është ndërruar, po kurdoherë kemi qenë shqiptarë dhe ashtu duhet të jemi – shprehet Mithat Frashëri dhe vazhdon: Luftojmë për të formuar një Shqipëri të drejtuar nga njerëzit të pakompremtuar, nga shqiptarë që janë kursyer në çdo kohë e në çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash punëtorë, të aftë dhe të ndershëm. Shqipëria e shqiptarëve. E ja të bashkohemi dhe të kuptojmë njëri tjetrin.
Flasim të gjithë bashkë me kosovarët shqip dhe kemi të gjithë një atdhe. Ja, ç’tha një frances që kishte ndenjur dhe shetitur në Shqiperi në atë atë kohë. Në mes të kafesë dhe cigarës, shqitari vështron dhe pret. Fati quhet: Të presim, jeta quhet: Neser. Thotë njeriu se janë kurdoherë në gjumë, mbase se janë të smuar…. Sa fjalë të rënda, të shëmtuara e të këqija, po qe e meritojmë të na bëjnë të mejtohemi.
Ç’duhet të bëjë nacionalizma shqiptare? Ajo duhet të tingëllojë thellë në zemër të çdo shqiptari. Themi “Të çdo shqiptari” se nacionalizma jonë nuk është një parti. Nuk është edhe një grup. ËSHTË GRUMBULLI I MADH i të gjithë kombit shqiptarë, është lidhja e tërë racës shqiptare, e krejt popullit që fletë gjuhën shqipe. Kjo racë, ky kombë, ky popull e ndjen veten e tij vëlla dhe të pandarë prej shoku shokut dhe ka një atë vetm qëllim.

Të ketë një Shqiperi të lirë dhe intepedente. Ky është qëllimi i shenjtë i nacionalizmës shqiptare. Ky është sot ka për të qenë edhe nesër, edhe gjithmon. Për këtë kanë punuar, janë munduar dhe kanë shkrirë veten e tyre ata që na e kanë lënë amanet këtë Tokë – thotë Mithat Frashëri.

Do ta shkëpus një citat nga vepra: “Kosova djepi i shqiptarizmës”. Duhet ta dijë e gjithë bota që ne jemi një kombë mikpritës dhe nuk deshirojmë të kapërcejmë “asnjë milimetër” kufirin tonë dhe nuk dëshirojmë të grabisim “asnjë miligram” tokë jashtë caqeve tona etnike. ÇDO njeri duhet ta dijë se ne nuk duam as një Shqipëri të vogël, as një Shqipëri të madhe, por duam vetëm një Shqipëri të vërtetë….