Hysamedin Feraj

Dimensioni antikombëtar i oligarkisë:
Oligarkët nuk kanë komb as atdhe.
Me centralizimin e ekonomisë në pak duar Shqipëria ka mbyllur tashmë rrugën nga ekonomia e centralizuar tek ekonomia e centralizuar. Atëherë e planifikuar nga shteti, tani e koordinuar nga Rama.
* * *
Shume vite më parë, biznesmeni shqiptar Sokol Kolgjini, më kishte thënë se centralizimi i ekonomisë në pak duar (oligarkë) na bën të brishtë ndaj Serbisë:
Për qeverinë serbe është më e lehtë të bëjë marrëveshje me Ramën, ta blejë ekonominë shqiptare nga 4-5 oligarkë sesa të lidhë mijëra kontrata, nëse ekonomia do të ishte e decentralizuar.
* * *
Embrioni i mbarsur nga marrëdhënia Rama-Vuçiq i lidhjes oligarki-Serbi veç ka lindur, ndonëse dikujt mund t’i duket lidhje e largët:
Bash kur qifti Rama-Vuçiq po festojnë muajt e zgjatur të mjaltit, krah tyre Samir Mane po përjashton nga puna çdo minator që lëkundet me qenë skllav i tij.
Para tij, Shefqet Kastrati, në mes të Shqipërisë e vendosi një kufi shtesë ndërmjet shqiptarëve.
Kur pasojat të mos jenë embrionale, por të dukshme për të gjithë, proletarëve shqiptarë do t’iu duhet të bëhen nacionalistë, sepse do të ndeshen me kapitalistët nacionalistë serbë e grekë.
* * *
Apo ndoshta proletarët nuk kanë komb as atdhe? Dhe ashtu si dikur, shpresojnë se do t’i mbrojë proletariati serb. Ndoshta; nuk është çudi ta dëgjojmë këtë argument të dëshmuar tashmë si budall.
Apo ndoshta oligarkët shqiptarë do ta blejnë ekonominë e Serbisë, sepse atë nuk e mbron shteti serb ashtu siç nuk e mbrojnë ekonominë shqiptare shtetet shqiptarë?
S’është çudi t’i dëgjojmë ramistët duke thënë saktësisht këtë marrëzi.
* * *
Një gjë është e vërtetë teorike, por e dëshmuar gjithashtu praktikisht:
Asnjë qenie njerëzore nuk mundet me qenë e lirë duke u udhëhequr nga partikulariteti tradicional socio-klasor, pa Vetëvendosje! në njerëzoren universale. Duke mos qenë entitete social-klasorë, atdheu e kombi janë ndërmjetësit e prekshëm dhe afektivë të këtij universali. Përndryshe nuk janë as komb as atdhe, ndërsa pa ta universali mbetet abstrakt pa instantin e përshtatshëm.