Partia kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE ka deklaruar përmes sekretarit të saj për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Timco Mucunski se nëse do të fitojë zgjedhjet do të rishikojë marrëveshjen e Prespës.

Nëse do të formohet një qeveri e ri, prioriteti i saj do të jetë vendosja e Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Nëse e arrijmë këtë, do të jetë më e lehtë që të rihapen këto çështje, të rihapet çështja e vetëvendosjes, të cilën Marrëveshja e Prespës na e mohon. Ka mënyra ligjore si bëhe kjo, tha ai gjatë një interviste për Skai Tv.