Opsioni funksionon siç e imagjinoni edhe ju. Për të organizuar tabet në grupe duhet të klikoni me të djathtën e mausit mbi një tab të vetëm dhe më pas të përzgjidhni opsionin “Add Tab to Group.”

Google do të sjellë së shpejti një funksion të ri në Chrome me të cilin nuk do ta kuptoni as ju si keni jetuar pa të. Duke filluar me versionin e ardhshëm të shfletuesit, gjiganti i kërkimit javën e ardhshme do të ofrojë organizimin e tabeve në grupe.

Opsioni funksionon siç e imagjinoni edhe ju. Për të organizuar tabet në grupe duhet të klikoni me të djathtën e mausit mbi një tab të vetëm dhe më pas të përzgjidhni opsionin “Add Tab to Group.”

Kur të krijoni një grup të ri, mund ti vendosni një emër dhe ngjyra për ta bërë lehtësisht të dallueshme për syrin. Kalimin e tabeve nga një grup tek tjetri mund ta bëni duke me metodën “tërhiq-dhe-hidhe”. Pra klikoni mbi një tab duke mbajtur të shtypur të majtën e mausit dhe kur të jetë përzgjedhur mund ta tërhiqni drejt grupi tjetër.

Gjithashtu ku ju mbyllni dhe ri-hapni Chrome, grupet do të hapen automatikisht. Opsioni i ri do të vijë në Chrome OS, Windows, Mac dhe Linux javën e ardhshme së bashku me përmirësime të stabilitetit dhe performancës. Nëse nuk prisni dot deri atëherë, mjafton të shkarkoni versionin beta të shfletuesit.