Aktivisti goran Fatir Berzati ka thënë se në Dragash pas orës 16:00 një zyre ruse që po funksionon si organizatë humanitare është duke shpërndarë ndihma.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Komuna e Dragashit.

Përmes një shënimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini ka thënë se gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk janë vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla.

Megjithatë sipas tij, organet e rendit janë ato që do të sqarojnë deklaratën e Berzatit.

“Ju njoftoj se organet kompetente janë në dijeni me deklaratën e këtij personi.

Ne gjatë takimeve publike me qytetarët e regjionit të Gorës, nuk kemi vërejtur lëvizje dhe as dyshime të tilla, por organet kompetente janë ato të cilat do ta sqarojnë informatën e Fatir Berzatit”, ka shkruar Xheladini.