Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë në CNN për gazetaren e njohur Christiane Amanpour. Osmani foli për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas agresionit rus në Ukrainë dhe pozicionin e Serbisë përballë kësaj ngjarjeje.

Osmani tha se Kosova do të qëndrojë si vend i pavarur, sovran dhe demokratik edhe pse Serbia e sheh si shtet të përkohshëm. Ajo tha se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shumë i zoti për të bërë propagandën që mbështetet nga Rusia, pasi ka përvojë si Ministër i Propagandës në qeverinë e Millosheviçit.

“Më lejoni t’ua kujtoj që Presidenti aktual i Serbisë ka shërbyer si Ministër i Propagandës për regjimin e Millosheviçit, kështu që ai është shumë i zoti për të bërë atë lloj propagande që mbështetet nga Rusia.

Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rris bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë”, – ka thënë Osmani. Intervista nuk shkoi mirë deri në fund pasi u ndal lidhja e internetit.