Lëri të plakën
Me të njëjtën dashuri
Që ju rritën.
Lëri të tregojnë
Histori
Siç të dëgjuan
Kur llomotisje ti.
Lëri lojën ta fitojnë
E të gëzojnë
Lëri me miqtë të takohen
Për nipër e mbesa të lëvdohen
Le të ruajnë rraqe pa vlerë
Që ju i quani “na ishte një herë”
Lëri të gabojnë

Jetën ta shijojnë
Të lumturojnë shtegut
Në fund të udhës
Dorën t’ua shtrëngojmë
Siç bënë ata me ne
Kur nisëm udhën e re

Shqipëroi: Eda Merepeza

By