Shtëpia e parë publike me kukulla seksi në Kinë është mbyllur nga policia. Policia në Shenzen i ka mbyllur dyert hotelit ku meshkujt paguanin 28 dollarë për një orë me një kukull seksi.

Lajmin e bën të ditur revista shtetërore “Sixth Tone”, e cila citon pronarin, Li Bo: “Nuk na dhanë shpjegim dhe nuk kishin dokument për mbylljen”.

Në Shenzen kanë qendrën kompani të mëdha shumëkomëshe si Foxconn apo fabrika e Apple. Hoteli i parë është hapur në vitin 2018, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar atij iu shtua një i dytë në një tjetër zonë të qytetit.

Zona numëron të paktën 120 mijë punonjës meshkuj dhe kjo është parë si mundësi e mirë për biznes.

“Nuk është nevojë e klasës punëtore, është nevojë e burrave”, citohet Li.

Në Kinë, prostitucioni është i ndaluar dhe dënohet me të paktën 10 vjet burg.

Trendi i kukullave të seksit është parë me shqetësim nga autoritetet, të cilat, siç raportojnë mediat shtetërore, kanë konstatuar se ky lloj shërbimi kishte edhe klientë minorenë.

Pavarësisht se në Kinë ndalohet prostitucioni me ligj, sipas avokatit Ding Jinkun, i cituar nga “Sixth Tone”, në Kinë nuk ka ende një ligj që ndalon një formë të tillë biznesi.