Pas vizitës në SHBA, kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka dalë me një qëndrim të vetin përmes të cilit ka deklaruar se TelAvivi nuk është më për krijimin e një shteti palestinez. Pra për zgjidhjen e dy shteteve. Në një intervistë për Channel 14 në Izrael, Netanyahu ka deklaruar se paqja mes Izraelit dhe Arabisë Saudite do të ndodhë shumë shpejt dhe se sauditët mund të japin një pjesë toke për një shtet palestinez.
Pas 7 tetorit nuk mund të flitet më për një shtet palestinez. Kishim një shtet të tillë, quhej gaza. E drejtuar nga HAMAS, ishte një shtet palestinez dhe e patë se çfarë morëm pas
është shprehur ai.
Netanyahu ka deklaruar se sauditët nuk e kushtëzojnë normalizimin e marrëdhënieve me një shtet palestinez, ndonëse mbi këto qëndrime ka patur një reagim të Ministrisë së Jashtme saudite që konfirmon pa asnjë mëdyshje qëndrimin e Riadit për krijimin e një shteti palestinez në territoret e pushtuara.