Irani sonte ka sulmuar dy baza amerikane në Iran, por më e goditura është baza Ain al-Assa në al-Anbar në Irakun Perëndimorë, e cila është goditur me 13 raketa tokë-tokë

Pas këtij sulmi një video është lansuar në Twitter e xhiruar nga disa ushtarë irakianë, të cilët kanë xhiruar sulmin në këtë bazë.

Ndërkohë, një burim nga sigurimi i Irakut i ka thënë CNN se “13 raketa kanë goditur bazën Ain al-Assad”.

Sipas të njëjtit burim, këto raketa janë lansuar nga një largësi 10 km.

Edhe Irani e ka pranuar se ka vënë në shenjestër bazën ajrore al-Asad me “dhjeta raketa balistike”.

Ende nuk është e qartë a kemi të bëjmë me sulme të ndara apo të koordinuara të Iranit. /GazetaExpress/

From inside #AinAlAsad military base. #Iraqi soldiers inside the baee, film as the missiles land on the #American side. https://t.co/96n5j4ybxu— Hala Jaber (@HalaJaber) January 8, 2020