Të ardhurat për produktet konsumatorë dhe korporatave të Office u rritën me 13% dhe 15% respektivisht. Shitjet e harduerit përmes OEM qëndruan në vend thuajse.
Microsoft po e përballon mjaft mirë pandeminë e koronavirusit. Në raportin e tre mujorit të parë të 2020-ës, Microsoft siguroi investitorët për financat e kompanisë.
Numra nuk gënjejnë: 35 miliardë dollarë të ardhura përgjatë 3 muajve, 15% më shumë sesa një vit më parë.
Rritja e madhe erdhi tek fitimi i kompanisë prej 10.8 miliardë dollarë, 22% më shumë sesa një vit më parë. Microsoft tha se ka vënë re një interes më të lartë për shërbime cloud nga konsumatorët.
Në lidhje me situatën e pandemisë së Covid-19 dhe shqetësimin që ka krijuar, CEO i Microsoft Satya Nadella inkurajoi me fjalët “kemi parë një transformim dixhital prej mëse 2 vitesh të bëhet realitet në vetëm 2 muaj.”
Të ardhurat për produktet konsumatorë dhe korporatave të Office u rritën me 13% dhe 15% respektivisht. Shitjet e harduerit përmes OEM qëndruan në vend thuajse.
Së fundi reklamimi nuk pati një periudhë të mirë dhe segmenti u rrit me vetëm 1%. /