Logitech tha se kërkesa ishte rritur ndjeshëm drejt fundit të muajit Mars me shkollat dhe kompanitë e mbyllura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Logitech raportoi një rritje me 13.6% të shitjeve për tre mujorin e parë të 2020-ës ndërsa më shumë njerëz kanë përdorur produktet kompjuterike të kompanisë teksa po punojnë nga shtëpitë për shkak të krizës së koronavirusit.

Logitech tha se kërkesa ishte rritur ndjeshëm drejt fundit të muajit Mars me shkollat dhe kompanitë e mbyllura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Stafet në mbarë botën filluan të përdorin pajisje video konferencash, softuerë dhe ueb-kamera. Rritja e punës dhe mësimdhënies në distancë bëri që kompania të raportonte 709.2 milionë dollarë të ardhura nga 624.3 milionë dollarë një vit më parë.

Edhe fitimi u rrit me 23.3% në 79 milionë dollarë. Për vitin e kaluar kompania raportoi rritje me 6.7% të shitjeve dhe një vitim prej 387 milionë dollarë. Produktet më të shitura ishin kamerat, mikrofonët dhe softuerët për video konferenca.

Konkretisht shitjet e kamera janë rritur me 32% veçanërisht në Amerikë dhe Azi. Por njerëzit po shpenzonin më tepër edhe me pajisje kompjuterike për lojëra si tastiera, kufje e mikrofonë.