PARALELE HISTORIKE – Me rastin e 14 vjetorit të shpalljes të “Pavarësisë” të Kosovës

Nga Klodi Stralla

Ka nje ngjashmeri domethense midis etapave ne te cilat po ecen konstituimi i Shtetit te pavarur te Kosoves me konstuitimin e Shtetit te pavarur te Shqiperise 100 vjet me pare :

Ne 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosoves shpalli ate qe njihet si Deklarata Kushtetuse, nje akt politiko-juridik qe e shpallte Kosoven “Njesi te pavarur administrative” brenda kuadrit te R. F. te Jugosllavise dhe ne 7 shtator 1990, po ky Kuvend, miratoi edhe Kushtetuten e Republikes te Kosoves. Te gjithe e dime se, faktikisht, ky ishte me teper nje akt deklarativ, nje shprehje vullneti e shqiptareve, sesa nje realitet ne terren, ku Serbia, faktikisht, e kishte Kosoven te pushtuar ushtarakisht dhe bashkesia nderkombetare nuk e njohu nje akt te tille.

E njejta gje ka ndodhur me Shqiperine 100 vjet me pare. Kush mendon se Shqiperia u pavaresua nga Perandoria Osmane me Aktin e shpalljes te Pavaresise ne Vlore, me 28 nentor 1912, eshte i gabuar. Ai akt ishte nje veprim simbolik i shqiptareve, qe synonte t’i tregonte bashkesise nderkombetare se vullneti i shqiptareve ishte qe edhe ata te kishin shtetin e tyre ne Ballkan, ne trojet ku kishin banuar prej mijera vitesh te paret e tyre. Ne ate fundnentor te 1912-es gjithe trojet shqiptare ishin te pushtuara nga shtetet fqinje – Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, me perjashtim te nje teritori fare te vogel qe kontrollohej nga qeveria e Vlores e Ismail Qemalit dhe ishte krejt e pamundur qe ato teritore te pushtuara te çliroheshin me forcat e vete shqiptareve. Po ashtu, bashkesia nderkombetare (Fuqite e Medha) nuk e njohen Qeverine e Vlores.

U desh nderhyrja ushtarake e trupave te NATO-s ne kuadrin e ekzekutimit te Rezolutes 1244 te OKB-se qe Kosova te çlirohej nga pushtimi ushtarak serb dhe territori i saj te merrej nen administrim nga OKB-ja (civilisht UNMIK dhe usharakisht KFOR). Kjo ndodhi ne qershot te vitit 1999. Kosova praktikisht dhe juridikisht u be Protektorat i OKB-se.

Datelindja e vertete juridike e Shtetit shqiptar eshte data 29 korrik 1913, kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer menaxhoi rezultatet e Luftes Ballkanike te 1912-es midis Perandorise Osmane humbese nga njera ane dhe shteteve ballkanike Serbi, Mal i Zi, Greqi dhe Bullgari fituese nga ana tjeter. Kjo Konference, e perbere nga 6 Fuqite e medha te kohes, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia vendosen qe: – Shqiperia te formohet si nje Principate autonome, neutrale dhe e trashegushme nen garancine e 6 Fuqive te medha. Princi do te caktohet nga Fuqite.

Kontrolli i administrates civile dhe i financave i besohej nje Komisioni nderkombetar te perbere nga delegate te 6 Fuqive te medha dhe nje delegat i Shqiperise. Kompetencat e ketij Komisioni do te ishin per 10 vjet , dhe mund te perseriteshin. Ky Komision do te pergatite nje projekt kushtetute.

Qetesia dhe rendi publik do te siguroheshin nga nje xhandarmeri e drejtuar nga oficere te huaj nderkombetare, nga Suedia. – U ra dakord qe Shqiperise t’i jepej nje sasi te hollash nga te 6 Fuqite e Medha qe te perballonte shpenzimet e shtetit te posalindur. Pra, siç shihet, edhe data 29 korrik 1913 nuk eshte data e pavaresise te shtetit shqiptar ne kuadrin e nja shteti Sovran, jo vetem te shkeputur nga Perandoria Osmane, por e lindjes te shtetit si frut i nje kompromisi nderkombetar, te cilet jo vetem e krijuan por edhe garantuan finksionimin e tij. Ne kete faze Shqiperia ishte nje protektorat i 6 Fuqive te medha, sic eshte Republika e Kosoves sot.

Pavaresia reale e Shtetit shqiptar u be pas Konferences te Paqes, qe i dha fund Luftes te Pare Boterore dhe do te sanksionohej vetem ne Kongresin e Lushnjes, Janar 1920, kur shteti shqiptar pati tager te hartoje dhe miratoje vete nje Kushtetute, te hartoje nje buxhet dhe te veteqeveriset, natyrisht nen vezhgimin de fakto por jo de juro te nderkombetareve.

Shqiptaret e Kosoves sot festojne 14 vjetorin e krijimit te shtetit te Kosoves por jo edhe pavaresine e ketij shteti ne kuptimin juridiko- kushtetues te fjales. Perderisa ata miratuan nje Kushtetute te konturuar sipas Planit Ahtisari, sipas te cilit nuk kane te drejte ta ndryshojne ate pa lejen e OKB-se, kur ne Kosove ende veprojne ligjerisht forcat e KFOR-it qe garantojne pacenushmerine e saj teritoriale dhe administrata e EULEX-it qe ka kompetenca ne fushen civile (vecanerisht gjyqesore), kur Kosova ende nuk eshte pranuar anetare e OKB-se dhe formalisht eshte ne fuqi Rezoluta 1244, ajo ende nuk eshte nje shtet i pavarur, nje subjekt i mardhenieve nderkombetare. Shqiptaret e Kosoves kane ende shume pune per te bere qe te bindin faktorin nderkombetar se e meritojne te jene nje shtet i pavarur dhe sovran.

Probleme te njejta i kane edhe shqiptaret e Shqiperise ndonese e kane shetin e tyre te pavarur dhe sovran qe prej afro 100 vjetesh.