Është e çuditshme se angazhimi i tërë subjekteve ndërkombëtare që bërtasin më shumë është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por aspak normalizimi i gjuhës dhe përbërjes së qeverisë së Beogradit.

Nga ana tjetër, problem i madh mbetet gjithnjë normalizimi i udhëtimeve direkte Prishtinë-Beograd, si dhe ai i hapësirës tregtare të Serbisë në Shqipëri dhe Kosovë. Dhe për këtë ndihet pjesëmarrja shumë e fuqishme e qeverisë së Tiranës, natyrisht Ramës, sepse ne nuk dijmë të ketë ndonjë anëtar tjetër qeveria e Tiranës.

Këta të tjerët ia bëjnë rrugën të lehtë krimit ekonomik dhe pasuror që oligarkët kryejnë mbi Shqipërinë.
Ndërkohë, është mirë që LDK-ja të vihet me shpatulla për muri, qoftë edhe me ofertën më të papritur. Sepse, paria e LDK-së vetëm një aleat kërkon, krahun e zakonshëm të krimit.

Përsa kohë që ne zhytemi në baltën e korrupsionit, po për aq kohë ndërkombëtarë të caktuar pastrojnë Beogradin prej baltës së gjenocidit.