Parlamenti Europian ka përgatitur një draft rezolutë përmes së cilës bën thirrje për hetim ndërkombëtar të zgjedhjeve të fundit në Serbi.

Drafti që citohet nga mediat opozitare të Serbisë, kërkon që vëmendja kryesore e ekspertëve të përqendrohet në Beograd dhe dënon sulmet e Presidentit Aleksander Vuçiç dhe kryeministres Ana Brnabiç ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë.

Drafti po ashtu vë në dukje mangësi të mëdha proceduriale mes të cilave edhe cenim I fshehtësisë së votës dhe votimet në grup.